Shaqiri magjik, që tani në historinë e The Reds

Xherdan Shaqiri ishte protagonist absolut në suksesin e Liverpulit, dukje shënuar dy gola ndaj Mançester Juanjtid, ndonëse u aktivizua si zëvendësues në fraksionin e dytë. Gjilanasi edhe një herë tjetër tregoi se është një futbollist me vlera dhe që mund të rivalizojë për një vend titullari edhe me yjet e kryesuesve të Premier Leagues.

27-vjeçari me dy golat e tij ka hyrë në historinë e ”The Reds”. Shqiptari, i cili luan për përfaqësuesen e Zvicrës bëhet i dyti lojtar i skuadrës së Liverpulit që shënon dy gola si zëvendësues ndaj Junajtid.

Diçka të tillë e ka bërë më parë vetëm Najxhel Klof. Ky i fundit ka shënuar në janarin e viti të largët 1996, dy gola pasi hyri si zëvendësues. Sigurisht që kohët kanë ndryshuar dhe Shaqiri do të mbahet mend gjatë për këto dy gola të realizuar sonte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online