“Guardiola te Juventusi? Budallallëk, ja ku gabuan bardhezinjtë”

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Pep Guardiola është ëndrra e madhe e Juventusit për stolin. Spanjolli ka edhe dy vite kontratë me Mançester Sitin dhe do të jetë e vështirë për ta transferuar në Torino. Pothuajse e pamundur, pasi kampionët e Anglisë as që e mendojnë një opsion të tillë.

Alberto Galasi, i cili mban rolin e anëtarit të Këshillit Administrativ të “Qytetarëve”, ka folur për “Sky Sport” në lidhje me këtë çështje, duke zëruar shpresat e tifozëve bardhezi.

Guardiola është trajneri ynë dhe nuk dëshiron të largohet nga Siti. Pepi te Juventusi? Një budallallëk. Jam befasuar nga ato që kam lexuar. Lajmi është i pavërtetë dhe kjo është qesharake. E para: trajneri dëshiron të qëndrojë dhe ka edhe dy vite kontratë me ne. E dyta: Juventusi nuk duhet të kishte lejuar nxjerrjen e një lajmi të tillë. Duhet të na kishin kontaktuar neve më parë. Është e pabesueshme që do të ketë prezantim pas disa ditësh dhe Siti nuk ka fare dijeni”, përfundon Galasi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *