Duli: Shkumbinin e vlerësojmë, por triumfon Veleçiku im!

Veleçiku, edhe pse ishte shumë pranë sigurimit të qëndrimit të në të Parën, ia bëri më të vështirë vetes pas dy humbjeve radhazi me Burrelin dhe Shënkollin. Golaverazhi në ndeshjet direkte me këta ta fundit i penalizoi dhe tashmë duhet të përballen me Shkumbinin, njëlloj si një vit më parë kur u ngjitën në të Parën.

Skuadra e drejtuar nga Besnik Duli është gati për ndeshjen e nesërme në Shijak dhe trajneri i koplikasve deklaron: “Nuk duhet të ishim në këtë fazë, por futbolli kështu e ka. Po përqendrohemi te ndeshja me Shkumbinin dhe vlerësimi ynë është maksimal. Do luajmë ndaj një ekipi me traditë, por me dëshirë e disiplinë që në fushë të shprehim vlerat tona më të mira”.

Duli, në fjalën e tij për SportEkspres, shprehet i bindur se skuadra e tij do triumfojë: “Parashikimi im? Ai ekip që do të gabojë më pak do ta fitojë këtë sfidë dhe unë besoj se lojtarët e mi do japin më të mirën e tyre në fushën e lojës. Mendoj se pas kësaj sfide Veleçiku do të jetë përsëri pjesë e Kategorisë së Parë. Nuk do t’i zhgënjejmë tifozët tanë, të cilët i duam si gjithmonë edhe në stadiumin e Shijakut”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online