Guardiola rrezikon dënim, foli për… gjyqtarët

Pep Guardiola po e udhëheq Mançester Sitin më së miri, kjo për faktin se ekipi i tij ndodhet në vendin e parë, si dhe ende nuk është provuar shija e humbjes. “Qytetarët” janë kampionët në fuqi, ndërsa këtë edicion synojnë që të mbrojnë kurorën dhe janë në rrugën e duhur.

Rregullat thuhet janë bërë për t’u thyer, por jo në Angli, ku edhe një fjalë mund të mjaftojë që të marrësh një gjobë të kripur. Diçka e tillë mund t’i ndodhë Pep Guardiolës, i cili në konferencën para ndeshjes me Mançester Junajtin u shpreh se ishte i bindur që gjyqtari i ndeshjes do të ishte i drejtë dhe do të vepronte mirë.

Rregullorja e futbollit anglez e thotë shumë qartë që asnjë individ i Premier League-s nuk mund t’i referohet gjyqtarëve në konferencat apo daljet për mediat. E çuditshme mbase, pasi katalanasi as nuk e sulmoi gjyqtarin, siç në Shqipëri jemi mësuar të ndodhë rëndomtë, por gjasat janë që Guardiola të bëjë gati çekun, pasi në Angli nuk tolerohet askush, edhe nëse je trajneri kampionë në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online