Maksi Lopez: Raporti me Ikardin? Ai është vetëm burri i ish-gruas time

Maksi Lopez ndonëse 34 vjeç vijon që të luajë në nivele të larta. Pas një eksperience të gjatë në Itali, ish-lojtari i Milanit ka folur për kalimin e tij në Brazil, duke theksuar se ka qenë një zgjedhje shumë e vështirë për të, kjo për shkak se duhet të qëndrojë larg fëmijëve të tij. Kujtojmë që Lopez ka qenë i lidhur me Uanda Narën në të shkuarën: “Ishte një zgjedhje shumë e vështirë për mua, pasi duhet që të luaja larg fëmijëve të mi. Ata më pyesnin çdo javë nëse unë bëra një paraqitje të mirë apo sa kishte dalë ndeshja. Ata tani kanë filluar që të merren me sport dhe unë flas vazhdimisht me ta”.

Sigurisht që nuk mundtë lihej pa pyetur dhe në lidhje me raportet që ai ka me ish-bashkëshorten e tij. Uanda Narën, por dhe me Mauro Ikardin. Sulmuesi e pranon se nuk është se ka shumë kontakt me ta, çka është një dëshirë e Uandës, e cila nuk preferon që të ketë më asnjë lloj raporti me “ish”-in e tij.

“Nuk kam asnjë raport me Uandën, pasi kështu preferon ajo, edhe pse në vitet e fundit jam përpjekur që të kem një raport normale. Kjo gjë nuk duhet të prekë pjesën e fëmijëve tanë, ata duhet të jenë një temë tjetër. Raporti me Ikardin? Ai është vetëm bashkëshorti i “ish”-it tim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online