Guardiola nuk kënaqet lehtë, ndëshkon skuadrën pas fitores ndaj Fulhemit

Mund të fitosh me rezultatin 3-0, por nëse trajneri yt është Pep Guardiola kjo nuk mjafton. Spanjolli i Mançester Sitit është zemëruar me skuadrën e tij, që fitoi pastër me Fulhemin, por shpërdoroi shumë para porte. Rezultati nuk e ka gëzuar aspak teknikun, i cili ka mbetur shumë i pakënaqur nga loja e skuadrës.

Gjatë 90 minutave Siti krijoi 38 raste shënimi, pra në gati 11 aksione të rrezikshme vetëm një finalizohej me sukses. Në konferencën pas ndeshjes Pep u duk qartë i mërzitur: ““Jam i zemëruar, shumë i zemëruar me futbollistët e mi dhe ata e dinë. Nuk e pranoj dot, kur bëjnë gabime në gjëra të thjeshta, si një pasim, ose një kontroll topi. Është diçka për të cilën kemi diskutuar shumë, por vazhdoj të insistoj që mund të përmirësohemi”, u shpreh Pep Guardiola.

Inati nuk i doli as pak orë para ndeshjes, ku lajmëroi lojtarët se seanca e nesërme stërvitore nuk do të ishte pushim siç ishte planifikuar më parë, por një seancë e plotë taktike. Këtë vit te Siti kërkojnë medoemos Champions-in, por edhe mbrojtjen me sukses të titullit të Premier Ligës. Guardiola njihet si një trajner që dëshiron të arrijë përsosmërinë dhe nuk përton kurrë për të punuar mbi këtë fakt.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *