Guardiola ngre në qiell Liverpulin: Trofeu më i vështirë në karrierë!

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, deklaroi pas fitores së sotme në Brajton dhe kurorëzimit kampion për të dytin vit rresht se ky ishte trofeu më i vështirë që ka fituar në karrierën e vet.

Pas një serie të gjatë suksesesh në Spanjë me Barcelonën dhe në Gjermani me Bajernin, Guardiola e ka fituar dy herë rresht kampionatin anglez, pas një gare fantastike me Liverpulin e Jyrgen Klopit, që e mbylli me vetëm një pikë më pak, në një sezon historik, ky dy skuadra kaluan kuotën e 95 pikëve.

Për këtë arsye, Guardiola ka pasur fjalë të mëdha për rivalët: “Duhet ta përgëzojmë Liverpulin dhe ta falënderojmë, sepse na detyruan që të shkonim në limitet tona, për të arritur standarde më të larta.

“Është e pabesueshme, 98 pikë, dy tituj rresht. Na u deshën 14 fitore rresht në fund për të arritur te ky titull, nuk mund të bënim asnjë gabim, sepse Liverpuli ka qenë fenomenal.

“Është trofeu më i vështirë që kam fituar deri tani në karrierën time.

“Sezonin e ardhshëm do jetë edhe më e vështirë, por do të jemi edhe më të fortë, sepse kjo skuadër po fiton gjithnjë e më shumë besim te vetja, po rritemi gradualisht. Ky është realiteti, më vjen keq. Kam parandjenjën se sezonin e ardhshëm do jemi sërish në majë, do mundohemi të dalim kampionë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online