Guardiola ngre në qiell Liverpulin: Skuadra më e mirë në botë

Mançester Siti nuk zhgënjeu në transfertën e Southemptonit, teksa fitoi me rezultatin 3 – 1. Kampionët në fuqi rikthehen në vend të dytë dhe mbajnë në shtatë pikë diferencën me Liverpulin, në prag të supersfidës së 3 janarit.

Pep Guardiola ka pranuar në përfundim të sfidës së sotme, se problemi i vetëm i skuadrës së tij është ecuria e pabesueshme e skuadrës së Jyrgen Klop.

“Bëmë një punë shumë të mirë. Problemi i vetëm ynë është se skuadra me mirë në botë për momentin është me shumë mundësi Liverpuli, dhe këtë duhet ta pranojmë. Duhet të luajmë siç luajtëm sezonin e fundit”.

“Ishte shumë e rëndësishme që të fitonim pas dy humbjeve radhazi. Lojtarët bërë gjë për të cilën paguhen. Vitin e kaluar grumbulluam 100 pikë, ndërsa tani kemi 45 pikë pas gjysmës së parë të kampionatit, them kjo nuk është diçka e keqe”, përfundoi Guardiola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online