Guardiola largon edhe më shumë Sane: Mahrez është e ardhmja e Sitit!

0

Riad Mahrez u transferua te Mançester Siti në fillim të këtij sezoni, por nuk ka luajtur thuajse aspak për “Qytetarët”, kjo dhe për shkak të rivalitetit të fortë për një vend në treshen e sulmit. Aguero është i paprekshëm, së bashku me Sterling.

Leroi Sane, Bernardo Silva dhe Riad Mahrez luftojnë për një vend në formacion, por Guardiola i ka besuar më shumë portugezit Silva, që po kalon një sezon të shkëlqyer. Flitej për një largim të Sane dhe Mahrez, por Guardiola ka folur sot për këtë temë, ku ka thënë:

“Mahrez është e ardhmja e Mançester Sitit”, tha fillimisht Guardiola, duke injoruar totalisht Sane. “Riad është një lojtar skuadre, që ka qenë gjithmonë i gatshëm. Aftësitë e tij dihen dhe do të qëndrojë këtu jo vetëm sezonin e ardhshëm, por shumë e shumë sezone të tjera”.

Kjo deklaratë e Guardolës bën të kuptohet se Sane me shumë gjasa nuk bën pjesë në planet e tij dhe skuadra e Bajernit të Mynihut është gati të paguajë për shërbimet e tij.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.