Guardiola “fëlliq” Klopin, Liverpuli tradhtohet nga Mane

Nuk kishte shkëlqyer deri tani, por duket se ishte ende duke marrë masat e duhura, për të bërë një goditje të madhe. Mançester Siti ka shpërthyer sot, duke shpartalluar 5-0 Liverpulin, në një “big match” që nuk pritej të përfundonte kështu, ose të paktën jo me një dominim të tillë të frikshëm.

Siti shënoi që në minutën e 24-t me Agueron dhe Liverpuli nuk reagoi, ndërkohë që Sadio Mane i ka “The Reds” në baltë, duke u ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 37-të, për një ndërhyrje totalisht të gabuar, me këmbën e ngritur në lartësinë e fytyrës së portierit Ederson, i cili nuk mundi ta mbyllte pjesën e parë, për shkak të dëmtimit të pësuar.

Që aty, ndeshja mbaroi për Liverpulin, sepse Gabriel Zhezus shënoi në minutën 45 e 53, ndërsa Leroj Sane kompletoi “masakrën” në minutat 77 dhe 91.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online