Barcelona nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Antuan Grizman dhe është gati të paguajë klauzolën prej 120 milionë eurosh të sulmuesit. Francezi është lojtari më i paguar i Atletikos së Madridit, me të cilët i përfundon kontrata në vitin 2023.
Media të ndryshme e bëjnë fakt të kryer akordin mes klubit katalanas dhe yllit të ekipit “colchoneros”. Rreth kësaj situate ka folur Diego Simeone. Trajneri i Atletikos tregohet i qartë në fjalët e tij dhe beson e shpreson që Grizman të vazhdojë të qëndrojë tek ekipi i tij.
“Antuan është kapiteni jonë dhe është shumë i rëndësishëm për ne. Nuk jam i shqetësuar për çfarë flitet. Ka gjithçka për t’u përmirësuar akoma me ne. Nëse mendoj se mund të largohet, sigurisht që nuk do të flisja mirë për të”, përfundon trajneri argjentinas.