Antuan Grizman ditë më parë njoftoi largimin nga Atletiko Madrid. Barcelona është klubi që lidhet ngushtë mbi një bashkim me francezin. Katalanasit kanë shfaqur interes që sezonin e kaluar për 28-vjeçarin. Njoftimi i largimit të tij pritej të pasohej me një interes konkret të drejtuesve nga “Camp Nou”. Diçka që nuk ka ndodhur dhe nuk dihet akoma nëse do të ndodhë.
Çështja e trajnerit duket se po merr më shumë vëmendje se ç’duhet në Barcelonë. Ky devijim që po i bëjnë Grizma e ka acaruar yllin francez. Ai priste që direkt pas njoftimit të largimit, Barça të niste bisedimet me të dhe Atletikon. Lojtarët e ekipit blaugrana nuk kanë dhënë asnjë koment rreth tij. Sipas lajmeve të raportuara në mediat spanjolle, thuhet se e shohin të panevojshëm afrimin e një lojtari të profilit të Grizman.
“Sport.es” raporton se ka informacione që sulmuesi të jetë interesuar vetë për situatën e tij. Ai ka telefonuar njërin prej lojtarëve të Barçës dhe e ka pyetur për opinionin e ekipit rreth afrimit të tij. Ndërkohë Barcelona ka shumë pista të hapura. Orët e fundit ka dalë prapaskena e një rikthimi të mundshëm të Nejmar, që lidhet me një ndërrim me Dembele plus para nga Barcelona për Parisin.