Gllasgou Rejnxhërs arriti një fitore tepër të rëndësishme në transfertë përballë St. Xhonston me rezultatin 1-2. Eros Grezda ishte pjesë e formacionit titullar, ndërsa Stiven Xherard e la në stol gjatë pushimit mes pjesëve. Rejnxhërs përmbysi dizavantazhin e pjesës së parë dhe shënoi dy herë me anë të kolumbianit Morelos, duke u ngjitur në kuotën e 38 pikëve me një pikë më pak se Selltiku kryesues, që ka për të luajtur një ndeshje më shumë.
Trabzonspori i Ekuban shkatërroi Rizesporin e Ujkanit dhe Muriqit me rezultatin 4-1. Ish-sulmuesi i Partizanit zbriti në fushë në minutën e 78-të, kur rezultati ishte 2-0, ndërsa dhuroi asistin e golit të fundit për ekipin e tij. Nga ana tjetër, Vedat Muqiri ishte në formacion dhe luajti gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa dhuroi një asist shumë të bukur për golin e vetëm të ekipit të tij.
Një pjesë loje u aktivizua dhe Samir Ujkani, i cili zëvendësoi Akan në fillimin e pjesës së dytë. Ky trepikësh e ngjiti Trabzonsporit në vendin e dytë me 29 pikë, gjashtë më pak se kryesuesit e Bashkashehirit, ndërsa Rizespori mbetet i fundit me 12 pikë.
Humbje dhe për Xhakomo Vrionin. Venecia e sulmuesit u mposht në shtëpi nga Kozenca me rezultatin 0-1, ndërsa sulmuesi i kombëtares u hodh në fushë nga trajneri Zenga në minutën e 65-të, por miqtë shënuan dhjetë minuta përpara fundit dhe dolën me tre pikë nga ky takim.