Leverkuzen shkarkon trajnerin, stoli i besohet “ish”-it të Dortmundit

Bajer Leverkuzen pati një fillim zhgënjyes të kampionatit, por në dy ndeshjet e fundit “aspirinat” morën 6 pikë, duke mundur Shalken dhe Hertën e Berlinit. Megjithatë, kjo nuk ka mjaftuar për të kënaqur drejtuesit e skuadrës, të cilët njoftuan ditën e sotme shkarkimin e trajnerit Hajko Herlish.

Gjermani do të zëvendësohet nga ish-trajneri i Borusias së Dortmundit dhe Ajaksit Peter Boz. Trajner holandez ka firmosur një kontratë për një vit e gjysmë.

Për momentin Leverkuzen renditet në vendin e nëntë me 21 pikë, shtatë pikë larg Lajpcigut të vendit të katërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online