Grezda: Kur u futa unë ndeshja kishte mbaruar, kemi pësuar mjaft shkundje

Eros Greza shprehu shumë keqardhje për rezultatin e ndeshjes ndaj Turqisë. Në intervistën në përfundim të takimit, sulmuesi Gllazgoi Rejnxhërs foli për disfatën ndaj përfaqësueses turke.

“Vij nga një lëndim që më ka mbajtur jashtë 2 muaj. Kam qenë i pafat dhe akoma nuk jam në formën time më të mire. Gjithsesi nuk është çështje fizike, kur u futa unë në lojë unë dhe Sadiku ndeshja kishte mbaruar”.

“Nuk reaguam dot pas golit të parë. Besoj se kemi marrë mjaft shkundje tani, po marrim çdo ndeshje. Duhet të zgjohemi nesër me më shumë pozitivet futbolli i tillë është. Duhet të marrim patjetër tre pikët në Andorrë”.

“Duhet të jemi të gjithë të bashkuar e të motivuar, nuk jemi as Brazili dhe as Argjentina, duhet të bëhemi të gjithë bashkë”, përfundoi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online