Memushaj: Goli i dytë na preu këmbët, tani të mendojmë për Andorrën!

Ledjan Memushaj ishte një ndër të paktit lojtar që u paraqit pozitivisht në humbjen e sotme ndaj Turqisë. Mesfushori foli pas ndeshjes për “RTSH”, ku fillimisht u shpreh:

“Asgjë nuk shkoi mirë. Ai goli në fillim, ia falëm ne. Pas golit luajtëm mirë, por goli i dytë na preu këmbët. Besoj se goli i dytë mbylli ndeshjen. Pas golit të dytë, nuk kishim forca për të reaguar. Duhet të fillojmë të mendojmë për ndeshjen kundër Andorrës dhe që nesër, të bëjmë stërvitje fort dhe të rikthehemi te rezultatet pozitive.”

Memushaj, gjithashtu foli edhe për “Supersport”, ku pranoi se goli i parë i pësuar përveçse gabimit, ishte dhe një mungesë fati.

“Sidomos te goli i parë, rrezikuam shumë më tepër seç duhet. Taulanti ishte i pafat. Pastaj te goli i dytë, gjithçka mbaroi. Nuk e meritonim të humbisnim sot. Nuk di çfarë të them. Ne stërvitemi mirë, luajmë mirë. Morëm gol që në fillim, kur nuk e meritonim. Pastaj, bëmë aksione të mirë për të shënuar, por kishim vështirësi. Nuk është problem roli ku luaj. Unë me ekipin tim luaj mesfushor qendre, por dhe anësor. Ku të ketë trajneri nevojë, për mua nuk ka problem”, tha Memushaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online