Kombëtarja U18 e Shqipërisë ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në turneun “Kvarnerska Riviera”. Kuqezinjtë e drejtuar nga Olsi Uku kanë mundur me rezultatin e thellë 7 – 2 kroatët e NK Vinidol.
Ditën e nesërme kuqezinjtë ndeshen në çerekfinale me boshnjakët e Zheljezniçar. Finalja e turneut “Kvarnerska Riviera” do të zhvillohet më datë 2 qershor.
Në këtë turne marrin ekipe të klubeve të njohura si Dinamo Zagreb, Rijeka, Udineze dhe Maribor.