Rrëfehet Hamshik: Fitore me zemër, Ançeloti “nuk më la” të largohesha

0

Napoli e nisi kampionatin me një fitore tepër të rëndësishme përballë Lacios. Djemtë e Ançelotit triumfuan me golat e Milik dhe Insinjes duke ngrohur ambientin napolitan. Marek Hamshik shfaqet i lumtur për fitoren në Olimpiko dhe në sajtin e tij personal, ai komenton fitoren me bardhekaltrit. Milionat e Kinës e tunduan gjatë verës, por Ançeloti insistoi në qëndrimin e tij.

“Ishte një fitore e madhe, një fitore me zemër. Pësuam gol, por më pas dominuam dhe rregulluam gjithçka në pushim. Insinje shënoi një gol të rëndësishëm, që na dhuroi fitoren. Kjo është një fitore e grupit dhe treguam dhe njëherë forcën e madhe që kemi. Jam i kënaqur që vazhdoj të vesh bluzën e Napolit. Kur ndodhesha në Sllovaki, Ançeloti më telefononte shpesh herë dhe më përsëriste faktin që më dëshironte në ekip.”

Kapiteni flet dhe për objektivat e klubit. Konkurrenca është e fortë, sepse të mëdhenjtë janë forcuar, por ndeshjet e para janë shumë deçizive.

“Si në vitet e kaluara edhe sivjet dëshirojmë të jemi mes ekipeve më të mira në një kampionat shumë kompetitiv. Të gjithë ekipet e forta janë përforcuar si: Roma,Milan, Inter dhe Juventus me Ronaldon, por ndeshjet e para do të tregojnë më mirë gjendjen e ekipeve. Mezi po presim të luajmë në Champions.”

Mesfushori ka nisur sezonin e 11 me Napolin dhe ndodhet në kuotën e 100 golave të shënuar me të kaltrit. Rekordet janë për ty thyer, por ai flet si një kapiten i vërtetë.

“Rekordi? E di që kam mundësi që të thyej rekorde të tjera, si numri i ndeshjeve me Napolin apo golat e shënuar, por për mua gjëja më e rëndësishme është fitorja e ekipit”, përfundon 31 vjeçari sllovak.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.