Uatford ka rrëmbyer një talent mjaft të shquar nga skuadra e Mançester Sitit. Tom Dele-Bashiru ka firmosur deri në vitin 2025 me ekipin e Premier Ligës. 19-vjeçari është aktivizuar me ekipin U-23 të Siti, ku erdhi në vitin 2017.
Ai largohet nga “Etihad Stadium” pas përfundimit të kontratës me “Qytetarët”. Luan në qendër të mesfushës dhe është pjesë e ekipit U-20 të kombëtares së Nigerisë.
Uatford ka njoftuar se i riu do të bashkohet menjëherë më ekipin e parë dhe kjo duhet të ketë qenë arsyeja që e ka bindur afrikanin të lërë Sitin. Kjo do të jetë hera e parë që Bashiru luan në Premier Ligë. Më parë është aktivizuar vetëm në Premier Ligë 2.