Radha e Kupës së Shqipërisë. Dy përballje mjaft interesante, që nisin prej orës 16:00. Kukësi-Skënderbeu dhe Luftëtari-Tirana tërheqin jo vetëm tifozët e këtyre ekipeve. Fituesi i Kupës shkon në Europë, por ka interes edhe nga klube të tjera që presin të mësojnë nëse vendi i katërt merr vlerë apo jo.
Gjysmëfinalet e para janë të rëndësishme, por me gjasa kalimi në finale do të vendoset në përballjet e dyta. FSHF i ka vlerësuar këto sfida, ndaj edhe ka përzgjedhur arbitra të FIFA-s. Kështu, rikthehet në Kamzë Eldorian Hamiti. Lezhjani, do të gjykojë Kukësi-Skënderbeu në stadiumin ku u dhuna.
Ridiger Çokaj dhe Denis Rexha, i goditur me boçe pishe në Kukësi-Laçin, nuk mungon as këtë herë. Në Gjirokastër do të jetë Enea Jorgji ai që do të vërë drejtësi. Rejdi Avdo dhe Nertil Bregasi janë dy arbitrat anësorë në Luftëtari-Tirana.
KUPA E SHQIPËRISË – Faza gjysmëfinale
E mërkurë, më 24 prill, ora 16:00
Kukësi-Skënderbeu
Luftëtari-Tirana