Gjuha shqipe dhe harmonia te Kosova, Kololli rrëfen rrugëtimin e “dardanëve”

Benzhamin Kololli ka qenë një ndër lojtarët më të dalluar të Kosovës në ndeshjet e Ligës së Kombeve, ku ndihmoi dardanët me tre golat e tij.

Lojtari i Zyrihut ka dhënë së fundmi një intervistë për “UEFA”-n, ku ka folur në lidhje me emocionet e të përfaqësuarit Kosovën, raportin me gjuhën shqipe dhe trajnerin Bernard Shaland.

“Ndihem shumë mirë kur kujtoj ato që kemi arritur deri më tani me Kosovën. Ndihem shumë krenar. Kemi kaluar shumë kohëra të vështira dhe tani është e qartë ajo se çfarë ne kemi bërë”.

“Gjithmonë do të ketë njerëz që do të na kritikojnë, ndoshta dhe për shkak të kaluarës sonë të vështirë, por ata që e njohin me të vërtetë popullin tonë e dinë se jemi njerëz miqësorë, mirënjohës dhe mikpritës”.

“Jemi fanatikë të futbollit. Në ndeshjen tonë të fundit të gjitha biletat u shitën për pak orë. Jam i sigurt se edhe sikur stadiumi të kishte një kapacitet prej 100 mijë vendesh, biletat do të mbaronin brenda ditës. Është e mrekullueshme, futbolli është sporti më popullor në Kosovë. Kjo e shton pak presionin mbi ne futbollistët sepse nuk mund t’i zhgënjejmë  ata”.

GJUHA SHQIPE NË FAMILJE – “Kjo varet. Me babanë flas më shumë frëngjisht se sa shqip, ndërsa me mamanë flas më shumë në gjuhën shqipe. Në të dyja rastet i bashkoj nga pak. Prindërit e mi donin që ne fëmijët të mësonim mirë frëngjisht, por në të njëjtën kohë të flisnim edhe shqip”

KUJTIMET NGA KOSOVA  – “Kam kujtime shumë të bukura. Kam pasur fatin kur isha më i ri sepse ktheheshim çdo vit në Kosovë dhe ruaj kujtime të mahnitshme”.

KOSOVA APO ZVICRA – “Unë kurrë nuk kam hezituar. S’kam qenë ndonjëherë i ftuar me Zvicrën. I kisha thënë vetes se ekipi i parë kombëtar që do të afronte do të ishte ai që unë do të jepja gjithçka. Kosova më ftoi e para dhe natyrisht jam shumë krenar që luaj për vendim tim”

SUKESESI NË NATIONS LEAGUE – “Nuk u befasova me paraqitjet tona në Ligën e Kombeve. Jemi një ekip i mirë me një atmosferë të mrekullueshme. Të gjithë jemi të afërt me njeri-tjetrin, edhe lojtarët që konkurrojnë për një pozicion. Të gjithë e duam njeri-tjetrin”.

LOJTARËT E RËNDËSISHËM – “Kemi lojtarë të rëndësishëm si Valon Berisha që luan me Lacion, Milot Rashica, i cili ka nënshkruar me Verder Bremen. Këto janë klube të mëdhenj dhe dëshiroj që në të ardhmen lojtarë të tjerë të Kosovës të bëjnë hapa përpara në karrierën e tyre e të bëhen pjesë e klubeve të mëdha”.

 Shalandes – “Ai na ka dhënë shumë e lirë. Na ka thënë se kjo është diçka e re dhe për të. Është një filozofi e re. Ai është përpjekur të bëjë më të mirën dhe deri më tani ka bërë diçka shumë interesante”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *