Gjoka: Sfidë e vështirë, lufta për mbijetesë është e egër!

Ernest Gjoka ka një detyrë mjaft të vështirë, pasi i duhet që të ringrijë ekipin e Kamzës dhe të evitojë rënien nga kategoria. Ish-trajneri i Flamurtarit, Tomorit, Apolonisë, Kukësit dhe Vllaznisë ka qenë edhe më parë pjesë e skuadrës nga periferia e kryeqytetit, saktësisht kur Kamza erdhi për të parën herë në Superiore.

Gjoka më parë ka fituar Kupën me Flamurtarin, titullin me Kukësin, por nuk arriti që të përmbushte objektivin me Vllazninë një vit më parë. Tani, tekniku kryeqytetas ka një tjetër sfidë të vështirë, siç ai vetë për “SportEkspres.com” e pranon, teksa thekson se kjo është puna e trajnerit, për të provuar sfida të reja, sa dhe të vështira: “Kjo është puna jonë, midis sfidash! Kështu që dhe ardhja ime te Kamza është një sfidë dhe sigurisht një sfidë e vështirë”.

Fati do që Gjoka të debutojë me Kamzën ndaj skuadrës që e shpalli kampion, Kukësit, por 48-vjeçari i ka idetë e qarta, duke treguar se skuadrës së tij i duhet me çdo kusht pikët, për vetë situatën ku ndodhet: “Ndeshja e radhës është ndeshje me Kukësin, një ekip i mirë, një ekip që ka pretendimet e tij për të dalë kampion, por dhe ne kemi pretendimet tona dhe na duhen pikët se çdo kusht, kjo e bën shumë të vështirë këtë sfidë”.

Konkurrenca për mbijetesë është e fortë, diçka që dhe Gjoka është i vetëdijshëm, megjithatë në këtë pikë tekniku i ri i kamzalinjve tregon se skuadra e tij duhet të jetë e qartë me veten para se të shohë rivalët që ka për mbijetesë: “Sigurisht lufta po bëhet gjithmonë e më e egër kështu që është detyrë e jonë që të kuptojmë situatën ku ndodhemi dhe të reagojmë sa më shpejt”, përfundoi trajneri i Kamzës, Ernest Gjoka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online