Trajneri i Kamzës, Ernest Gjoka duket i bindur për çështjen e mbijetesës dhe është optimist sa i takon gjysmës së dytë të sezonit. Për “RTSH Sport”, Gjoka pranoi se duhet të funksionojnë të gjitha hallkat që një skuadër të ketë sukses, si dhe do të mbijetojë ekipi që do të gabojë më pak:
“Mendoj se Kamza do të shpëtojë, por nëse një nga këto hallka nuk do të funksionojë, do të ketë shumë vështirësi. Do bëjmë luftën tonë. Unë mendoj se kush do të gabojë më pak, kush do të jetë më i fortë nga ana psikologjike, kush suportohet shumë nga presidenca, ai ekip do e kalojë provimin.
Unë e përsëris, nëse funksionojnë të gjitha gjërat, do ta kalojmë me sukses këtë sfidë”,- tha Gjoka duke iu referuar mbijetesës.