Gjoka: Detyrat i bëmë mirë! Nëse Partizani bën dhurata, pse jo…

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, foli pas fitores kundër Tiranës për ndeshjen që të tijtë zhvilluan, sherrin mes Kordeiros dhe Rrocës, titullin kampion dhe për sulmuesin Rexhinaldo. Në fjalën e tij për Supersport, Gjoka tha:

NDESHJA – “Mendoj që arritëm të bënim detyrat. Një nga detyrat kryesore ishte të mbyllnim sa më shumë hapësirat në prapavijë dhe të shfrytëzonim rastet tona.

RENDITJA – “Duhet të shikojmë që të sigurojmë vendin e dytë. Gjërat tjera për ne nuk kanë shumë interes.

REXHINALDO – “Ne e kërkuam lojën në krah. Shpejtësi, thellësi. Them që i realizuam. Rexhinaldo është një lojtar që vepron pafund, që nuk dorëzohet. Bëri mirë në çdo moment, edhe kur ndryshuam skemën e lojës”.

MUSOLLI – “Musolli sigurisht që nuk është ende gati 100%. Me Flamurtarin sakrifikoi shumë. Ne do t’i japim minutazhin që i duhet. Në të ardhmen, do të jetë titullar i padiskutueshëm”.

KORDEIRO – “Janë tensione momenti, u futëm në dhomat e zhveshjes u sqarua diçka. Janë momente tensioni në lojë, që është totalisht normale. Kampionatin e shoh të hapur, por ne bëjmë punën tonë. Të jemi të qetë, të mos shohim me patjetër lart. Pastaj, nëse kundërshtari na jep dhurata, pse jo”, përfundoi Gjoka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online