Lajmi i rinovimit kishte dalë para pak ditësh, madje u konfirmua edhe nga presidenti Lotito, por tani është bërë gjithçka zyrtare. Simone Inzagi do të vazhdojë të ulet në stolin e Lacios edhe për dy sezone të tjera.
43-vjeçari ishte ndër më të kërkuarit në ditët e para të merkatos. Juventusi dhe Milani u interesuan për të, por Lotito dhe Tare vepruan shpejt dhe e bindën që të qëndrojë.
Inzagi ka firmosur kontratën e rinovimit deri në vitin 2021 me Lacion. Rroga e tij është rritur dhe ai do të përfitojë 2 milionë euro në sezon. Klubi bardhekaltër ka konfirmuar gjithçka në faqen e vet në rrjetet sociale dhe i vogli i dinastisë Inzagi është gati të nisë sezonin e katërt në krye të Lacios.