Berat Gjimshiti nuk po gjen hapësira tek Atalanta dhe emri i tij ka nisur të lakohet në Itali për një largim të mundshëm që në muajin janar. Qendërmbrojtësi është aktivizuar vetëm në tre takimet e para të kampionatit dhe më pas ka ngrohur stolin.
Klubi që interesohet për të është Frozinone. Italianët synojnë qëndrimin në Serinë A dhe për këtë duhet të përmirësohen në prapavijë. Vetëm Kievo e vendit të fundit ka pësuar më shumë deri më tani, 26 gola, dy më shumë se skuadra e drejtuar nga Moreno Longo.
Gjimshitit i përfundon kontrata me Atalantën në verë dhe duke parë se nuk pa luan, për të zgjidhja më e mirë do të ishte të largohej diku ku mund të aktivizohet. Një vit më parë luajti rregullisht te Benevento dhe Frozinone do ia mundësonte diçka të tillë.