Elton Kale denoncon Kukësin: Ka falsifikuar kontratën time!

Kukësi sërish në konflikt me një lojtar. Vjet klubi verilindor u fut në telashe me Izair Eminin, i cili u largua për te Shkëndija duke pretenduar se nuk kishte rinovuar me Kukësin dhe FIFA i dha të drejtë.

Tani e njëjta histori përsëritet me brazilianin Elton Kale. Mesfushori ka një muaj e gjysmë që nuk është në Shqipëri, por pritej të rinovonte dhe marrëveshja ishte gati.

Megjithatë, më pas gjithçka ngeci dhe u mbulua me mister.

Tani “Sport Ekspres” mëson pse 29-vjeçari nuk është kthyer dhe nuk ka për t’u kthyer në Shqipëri.

Arsyeja e moskthimit të tij lidhet me një rinovim të bërë pa dijeninë e tij.

Mesfushori ka kontratën e marrëveshjes së rinovimit, që duhej të firmoste, por ndërkohë klubi i ka vënë përpara kontratën e rinovimit depozituar në FSHF pa dijeninë e tij. Kukësi në maj ka depozituar në Federatën Shqiptare të Futbollit një kontratë me firmën e tij, por që realisht ishte firmosur kohë më parë dhe data ishte shtuar më vonë, siç shihet edhe nga shkrimi, që nuk është i futbollistit, pretendon Kale.

Tani Kale do ta çojë çështjen në FIFA, për shkak se është i bllokuar në merkato. Kale, i cili luan prej janarit 2017 te Kukësi, ku ka qenë titullar fiks dhe ka fituar edhe titullin kampion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online