Gjici pret ende golat e Alijevit dhe këshillon Gurin: Shëno sërish!

Presidenti Safet Gjici ka ndjekur nga afër Kukësin, por është larguar pa përfunduar takimi i kupës. Bosi kuksian priste më shumë nga sulmuesi Alijev, i cili në Shqipëri ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës, ndaj nuk e ka fshehur mërzinë, edhe pse ka mbetur në rangun e batutave. Alijev nuk e ka bërë ende “sefte” në sezonin e ri dhe ndoshta po ndien edhe peshën e pritshmërive të mëdha, ndërkohë që trajneri Milinkoviç tha para pak ditësh se edhe futbolli në Shqipëri është ndryshe nga ai azer, ku Alijev ka luajtur gjithë karrierën e vet.

Gjici nuk i ka kursyer batutat në pushim të ndeshjes, kur i ka thënë Gurit “duhet të shënosh dhe një gol”. Guri ia dëgjoi këshillën, sepse në pjesën e dytë shënoi edhe një gol, ndërsa tentoi pa fund të shënonte sërish.

MUNGESAT – Enea Koliçi dhe Rraman Hallaçi kanë kryer stërvitje të diferencuar për pak minuta dhe më pas janë zhvendosur në tribunë për të ndjekur takimin. Edhe Shameti pas terapisë me mjekun e skuadrës Mel Ostreni, kishte zgjedhur që të ndiqte ndeshjen nga stadiumi. Pas ndeshjes dhe lojtarët e stolit kanë kryer disa minuta stërvitje të lehtë, por dhe gjatë ndeshjes kanë kryer nxehje për gjatë gjithë pjesës së dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online