Gjici në formë: Takaj i maskuar, Rama po gërshetohet me futbollin shqiptar

Safet Gjici, presidenti i klubit të Kukësit, i ftuar në emisionin Procesi Sportiv në Top Channel, ka pranuar se nëse do pyetej tani, nuk do ishte futur në botën e sportit.  “Bilanci është pozitiv. Nuk do i isha futur kurrë kësaj rruge, ata që merren dhe investojnë e dinë se sa e vështirë është sot. Pa ligj sponsorizimi, pa mbështetje, është e vështirë. Prandaj them kurrë. Jam I kënaqur me atë që kam marrë, kemi fituar tre trofe dhe do marrim edhe kampionatin e dytë”.

“Bashkimi i presidentëve është çështje shqiptarësh, pasi nuk bëhen bashkë shqiptarët. Ata që investojnë duhen falënderuar. Nuk po gjejmë gjuhën e përbashkët, është bërë liga dhe nuk e di çfarë do sjellë. Shpresojmë që diçka t’u kthehet klubeve pas. Vjen një ditë që thua mjaft. Asnjë klub nuk është kthyer në biznes, veç Skënderbeut që shkoi në grupe. Tani shumë ekipe kanë probleme financiare. Është e vështirë të mbijetosh”.

“Pse nuk e lë? Shumë presidentë e kanë lënë. Xhani ka shpenzuar shumë. Në futboll po t’u fut në gjak, është problem. Unë jam i zonës dhe më lidh diçka. Jam edhe tifoz futboll. Thua dua e lë dhe e mban. Kështu ndodh gjithmonë dhe mbetemi në këtë”.

“Jemini i kushton rëndësi lukut, ia ka kaluar Redit. Tani Redi ka kaluar i treti”, thotë Gjici më tej me shaka. “Jemini ka qenë pranë nesh, por më shumë pranë Partizanit”, shtoi presidenti i Kukësit.

“Stadiumi? Nuk ka lidhje hatri, është bërë stadiumi në Shkodër e Elbasan. Kukësi ishte pa shtëpi, nuk plotësonte kriteret të luante në Europë. Qeveria dhe Federata kanë miratuar fondet, do bëjmë stadiumin. Për atë që kemi dhënë në këto 7 vite, e meritojmë. Na duhet infrastrukturë, për të luajtur ne Elbasan paguhen 3 milionë lekë. Në Shkodër bën më shumë. Nga fundi i muajit nisin punimet. Për 7-8 muaj besojmë të mbyllet stadiumi”.

“Presidenti i Teutës ka mendimin e vet. Ne kemi qenë çdo vit para tyre. Kur ne kalonim 3-4 ture, ekipet e tjera nuk e dinin, pastaj Skënderbeu shkoi në grupe. Presidenti i Teutës është shumë simpatik, është kënaqësi të pish një gotë verë me të. Kukësi del kampion me presidentin, por unë nuk luaj futboll”.

“Merkato? Kemi qenë aktiv, por ajo që flet është fusha. Pres shumë nga Shkurtaj e Rroca. Edhe Valdet Rama është i njohur dhe emër i madh. Do shohim çfarë do japin në fushë, Duan kohën e vet të gjithë, të lidhen dhe të ambientohen me njëri-tjetrin. Duam titullin”.

“Mos e ngatërro Ramën me Moxhin, nuk kanë lidhje. S’ka lidhje me atë të Juventusit. Me Takajn ka qenë konkurrencë e fortë, por e fortë është edhe me Partizanin e Teutë. A ka batutë më të bukur se ajo e Hasanbelliut. Ky Moxhi i Partizanit është gërshetuar pak me këtë traditën shqiptar. Jemi konkurrues, në fund shikohet. Të dy janë të fortë, Takaj është disi i maskuar. Edhe Olsi është i mirë”.

“Incidentet në Fushë-Krujë? Realisht nuk është fushë për të luajtur, nuk ka siguri. Nëse ka pasur dhunë, nuk do e fusja ekipin. Nëse ka pasur presion, duhet parë. Policia duhet të hetojë. Vangjeli nuk pashë të kishte ndonjë dëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online