“A ka nen që nuk lejon anulimin e golave të bukur?!”, Jemini i vë vulën

Goli i Artim Pollozhanit kundër Kukësit ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik në vendin tonë, ndërkohë që shumëkush është shprehur se arbitri Olsi Sokoli e anuloi në mënyrë të padrejtë. Ish-gjyqtari Lorenc Jemini në emisionin Procesi Sportiv në Top Channel u shpreh se vendimi është i drejtë.

“Është rasti më i përfolur, unë them që është faull. Është lojë e rrezikshme. Këtu thuhet, ‘anulohet ky lloj goli’. Ka edhe lloj lloj paralelizmi me golin e Ronaldos, që s’ka lidhje. Nëse hynte me kokë, nuk ka faull. Nuk ka kontakt. Nëse ishte më larg ishte gol. Nuk është me qëllim. Quhet lojë e rrezikshme, edhe pse nuk ka kontakt. Është faull. Nuk luhet në zonën e kokës me këmbë. Nëse ngre takën te fytyra, është faull. Rastin ua kam nisur edhe dy vëzhguesve të huaj dhe më thanë edhe ata që kemi të bëjmë me lojë të rrezikshme”, u shpreh Jemini.

Një ndërhyrje për rastin në fjalë e bëri edhe presidenti Gjici: “A ka nen të rregullores që nuk anulohet goli i bukur? Pse ulet lojtari i Kukësit kur nuk ka probleme. Është lojë e rrezikshme. Jepni mendimin sipas rregullores”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online