Daniel Starrixh e ka ndihmuar Liverpulin në ditë “të vështira”, por ka ardhur momenti që sulmuesit nuk ja kanë më nevojën. Luan, shënon gola jetikë, të duartrokasin e më pas kur nuk arrin dot të jesh i njëjti të përcjellin, ky është ligji i pashkruar dhe i pabesë i futbollit. Gjithmonë në fund skuadra është më e rëndësishmja. Kështu po ndodh me Daniel Starrixh.
Sipas “The Times”, Starrixh do të largohet në fund të sezonit drejt një skuadre, ku i ofrohen minuta në këmbë. 29-vjeçari nuk është një alternativë e pëlqyer nga Klop, i cili nuk e zgjodhi as në ndeshjen me Barcelonën, ku nuk ishte i gatshëm Firminjo. Trajneri gjerman pëlqeu më shumë në sulm holandezin Vinjaldum, një mesfushor, sesa sulmuesin anglez. Starrixh ka startuar vetëm tre ndeshje si titullar këtë sezon.