Gjashtë arbitra dhe “betejë tredhëmbëshash”, strategjitë në Tirana-Teuta!

0

“Në mentalitetin tim barazimi nuk më kënaq”. Këto ishin fjalët e Ardian Memës një ditë më parë në konferencë për shtyp, ndërkohë që nga ana tjetër edhe trajneri Bledi Shkëmbi ka qenë i qartë. “Ekipi im futet në fushë që në fillim me idenë për të fituar dhe jo të presë çfarë del”. Kuptohet qartë: të dyja ekipet duan tre pikët, për vetë objektivat që kanë. Gara është e fortë dhe hapat falsë nuk janë të mirëpritur.

FORMACIONET DHE ARBITRAT– Tirana nuk do të jetë e plotë, pasi janë disa të dëmtuarit. Kërçiku dhe Turtulli nuk ia kanë dalë të rikuperohen, kurse Edon Hasani është i pezulluar. Shkodrani gjithashtu pësoi një dëmtim në ndeshjen me Kamzën dhe po lufton me kohën të jetë gati për sfidën e radhës në kampionat me Kukësin. Në këto kushte, lëvizjet në formacionin e Tiranës pritet të jenë dy. Goxha dhe Daja janë priten nga minuta e parë.

Nga ana tjetër, Teuta i beson sulmin kroatit Tomislav Bushiç. Trajner Bledi Shkëmbi dhe drejtuesit presin shumë prej tij dhe ndaj Tiranës do të kërkojë golin e parë me fanellën e durrsakëve. Cilësitë e sulmuesit dihen.

Tirana-Teuta është cilësuar si takimi më i rëndësishëm i javës, ndaj edhe luhet veçmas të tjerëve. FSHF nga ana tjetër ka vendosur që arbritrat të jenë gjashtë për këtë takim. Eldorjan Hamiti është kryesor, kurse anësorë janë përzgjedhur Ridiger Çokaj dhe Dojando Myftari.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 20

E premte, më 1 shkurt, ora 18:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

Tirana: Abibi, Doka, Goxha, Imami, Hoxhallari, Maveje, Daja, Karabeci, Halili, Greca, Ngo. Trajner: Ardian Mema

Teuta: Hidi, Frashëri, Osmani, Shkalla, Hakaj, Sidibe, Kallaku, Traore, Progni, Kamara, Bushiç. Trajner: Bledi Shkëmbi

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Dojando Myftari, Denis Rexha; Gjyqtarë linje: Olsid Ferataj, Kreshnik Barjamaj

Delegat: Lysien Nurishmi

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.