Kukësi zyrtarizon edhe portierin, e gjen në Itali

Kukësi ka përmbyllur merkaton me një portier. Vjen nga Italia në huazim dhe ai është Mauricie Gomis, i cili pjesën e parë të sezonit u aktivizua në 7 ndeshje me Siracusa në Serie C. Verilindorët e kanë marrë gardianin me formulën e huazimit.

“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me ekipin e Spal për portierin Maurice Gomis. Shtatlarti vjen në formë huazimi tek skuadra jonë nga ekipi i cili militon në Seria A. Marrëveshja mes tre palëve është arritur mbrëmë, në limitin e transferimeve. 21-vjeçari është afrimi i fundit në skuadrën tonë, pas zyrtarizimeve të Rroca, Shkurtaj, Xhemaili,Teqja dhe Rama”, njofton klubi i Kukësit.

LËVIZJET E KUKËSIT NË MERKATON E JANARIT
Afrime: Eduart Rroca (Luftëtari), Kristi Joti (Tomori – rikthim nga huazimi), Vasil Shkurtaj (Luftëtari), Faton Xhemaili (Radnik Surdulica), Olsi Teqja (Kamza), Valdet Rama (Yanbian Funde), Maurice Gomis (Spal – huazim) ; Largime: Haris Harba, Dino Shpehar (SKF Sered), Vangjel Zguro (Chattanooga Red Wolves SC), Donjet Shkodra, Shafik Tigruxha, Omer Toure (Juventus – rikthim nga huazimi), Harallamb Qaqi (Kamza), Arlind Kalaja (Kastrioti – huazim)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online