Gëzohen tifozët: Jo vetëm largime, Ajaksi rinovon me liderin e ekipit

Erik Ten Hag dhe djemtë e tij ishin surpriza më e bukur e këtij sezoni në Champions League. Ajaksi dhuroi emocione me triumfet dhe lojërat e bukura, ndërsa ëndrra e finales së madhe u shuajt vetëm në sekondën e fundit.

Megjithatë, “harkëtarët” fituan titullin kampion dhe Kupën e Holandës, duke mbyllur një sezon të mrekullueshëm. Ofertat e shumta për lojtarët e talentuar të Ajaksit vërshuan lumë, por nuk munguan as ato për trajnerin.

49-vjeçari, i cili ka drejtuar më parë edhe ekipin e dytë të Bajern Mynih, do të vazhdojë të ulet në stolin e Ajaksit. Palët kanë gjetur akordin dhe ka ardhur rinovimi i kontratës. Ten Hag ka firmosur kontratën e re, që do e mbajë lidhur me Ajaksin deri në vitin 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online