Gega nuk kursehet, për Partizanin edhe në… fshatra

Partizani po bën mirë këtë sezon dhe meritë për ecurinë pozitive të të kuqve ka në mënyrë të padiskutueshme edhe trajneri Skënder Gega. Ish-futbollisti i të kuqve la Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të provuar eksperiencën e parë në Superiore dhe gjithçka po shkon në rrugën e duhur.

Veç rezultateve sportive, te Partizani po mendojnë edhe për të afruar elementë të rinj. Skautë të ndryshëm po shohin futbollistë në kampionatin e moshave dhe në janar pritet të ketë lëvizje. Të kuqtë do tentojnë të afrojnë elementë me të ardhme, pasi kjo shihet si rruga e duhur për të pasur sukses në vazhdimësi.

Por nuk shihen vetëm të rinj nëpër ekipe të tjera. Partizani B gjithashtu është nën vëzhgim. Trajneri Skënder Gega e ndjek shpesh ekipin e dytë, teksa sot ka qenë në Luz të Kavajës për të parë takimin që “demat” luajtën me Luzi 2008. Këtë sezon Gega mori nga Partizani B mesfushorin Kristi Kote dhe të tjerë elementë mbeten në fokus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online