55 vjeç sot: Nga hero në tradhtar, një histori rreth të madhit Peter Shmajkël (VIDEO)

Brezat e rinj ndoshta njohin më shumë të birin e tij Kasper, por realisht Peter Shmajkël ka qenë një legjendë e futbollit danez dhe jo vetëm kaq. Ish-portieri legjendar është zgjedhur dy herë, në 1992 e 1993, si portieri më i mirë në botë, ndërsa në periudhën 1991-1999 ka qenë pjesë e Mançester Junajtid, duke u shpallur kampion Europe në 1999, në vitin e Tripletës.

Kampion Europe me Danimarkën e mrekullisë në vitin 1992, Shmajkël mbush sot 55 vjeç dhe ka plot histori për të kujtuar nga karriera e tij legjendare, por sot po kujtojmë vetëm një të tillë, që në fakt Shmajkël nuk është se e kujton me qejf, përkundrazi.

Bëhet fjalë për tradhtinë e danezit, i cili në vitin 1999 u largua si hero nga Junajtid, por në vitin 2002-2003 firmosi për Mançester Sitin dhe kjo u cilësua tradhti e lartë. Nuk mund ta bësh këtë gjë në Angli, aty Junajtid urren Sitin, Liverpulin dhe Lidsin!

Luhej derbi Siti-Junajtid në vitin 2002, Sir Aleks Ferguson drejtonte Djajtë e Kuq dhe pas ndeshjes trajneri skocez i dha një leksion sulmuesit Rud Van Nistelroj, i cili kishte ndërruar fanellën me një lojtar të Sitit.

“Nuk e jep ashtu fanellën. Janë fanellat e mia! Janë fanellat e klubit, nuk janë të tuat. Ti po i vesh vetëm përkohësisht, nuk është prona jote që t’ua dhurosh të tjerëve”.

Ishte momenti kur Ferguson i urdhëroi lojtarët që të mos i ndërronin fanellat me askënd në Premier Ligë: “Nuk do t’i ndërroni, me asnjeri. Ndoshta duhet të sjell tifozët këtu, në dhomat e zhveshjes, që të flasin me ju dhe t’ua bëjnë të qarta disa gjëra”.

Cilat gjëra? Geri Nevil kujton atmosferën në atë kohë dhe momentin legjendar si ai refuzoi t’i jepte dorën të madhit Peter Shmajkël para atij derbi.

“Shmajkël u largua nga Junajtid në moshën 35-vjeçare, ishte në fundin e karrierës dhe tha që po tërhiqej, ndaj po transferohej jashtë Anglie. Shkoi te Sportingu i Lisbonës për dy vjet, u kthye tek Aston Vila dhe pastaj firmosi për Mançester Sitin. Jo, kjo nuk lejohet! Nuk mund të luash për Sitin. Unë jam tifoz i Junajtid dhe nuk mundem të luaj për Mançester Sitin, nuk mund të luaj për Lidsin, nuk mund të luaj për Liverpulin. Janë rregulla të gdhendura në gur, nuk luan kurrë tek ato ekipe, çfarëdo që të ndodhë”.

“Së dyti, nuk ia dhashë dorën Peterit sepse ishte koha kur unë dhe shokët e mi urrenim çdokënd. Të gjithë na urrenin, edhe ne i urrenim të gjithë, kështu funksiononte. Me Sir Aleks, ishim në një ishull, si në rrethim. Nëse nuk je në ishull, e ndërton një të tillë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online