Gega: Nuk gjuan vetëm Mensah në portë, problemi ishte tjetër

Partizani u mund në Laç dhe për trajnerin Skënder Gega kishim të bënim më një ndeshje, për të cilën nuk mund të bëhet analizë. Kjo për shkak të lojës së paktë efektive. Gjithsesi tekniku i të kuqve nuk dëshiron të merret me gjykimin, pavarësisht se e pranon se penalltia vendosi shumë.

“Ndeshjen e parë kam menduar se një penallti nuk vendos, por këtë herë e vendosi. Janë gjëra që merren të tjerë, unë nuk merrem me arbitrat as kur fitoj dhe as kur humb”, tha Gega për mediat. Më pas ai theksoi se skuadra e tij nuk u ndikua nga fakti që Kukësi humbi me Teutën.

“Humbja e Kukësit nuk na përgjumi, lojtarët dhanë maksimumin. Ashtu si erdhi loja u bë e vështirë për të marrë një pikë. Do shikojmë në vazhdim”, shtoi Gega. Partizani i tij në pjesën e parë nuk goditi asnjëherë në kuadrat.

Kjo ju vu në dukje trajnerit të Partizanit, i cili u pyet nëse ndikoi në diçka të tillë edhe mos aktivizimi i Emanuel Mensah. Gega ka mendimin e tij dhe ngulmon te loja e paktë efektive, që thekson se i penalizoi.

Nuk e aktivizova Mensah sepse menduam diçka tjetër. Nuk është vetëm Mensah që godet portën te Partizani, janë shumë elementë, si Telushi dhe të tjerë. Kjo mangësi erdhi për shkak se ndeshja u shkurtua, u përgjysmua. Pas penalltisë nuk u luajt më futboll”, perfundoi Gega. 

ERDI KËRÇIKU

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online