Gega: Entuziazëm dhe disiplinë, por mos të flasim për titull

Skënder Gega nuk mund të mos ishte i kënaqur pas fitores me Flamurtarin. Trajneri i Partizanit foli direkt pas ndeshjes në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Tekniku i kuq analizoi gjithçka ndodhi në fushë, ndërkohë që edhe derbi ishte në fokus. Është pikërisht ndeshja e radhës për Partizanin.

Fitore ndaj një rivali për titull, perfekte? Doja të uroja Flamurtarin dhe trajnerin Daja. Janë rivalë, i presim me fair play. Kjo ndeshje ishte shumë e rëndësishme për ne. Gjatë javës i kërkova djemve të japin më tepër krahasuar me tre ndeshjet e fundit. Kemi një objektiv dhe një projekt, jo vetëm i imi, por edhe i klubit. Përveç pikëve, jam i kënaqur edhe për futbollin që treguam. E uroj ekipin për shpirtin luftarak dhe korrektësinë në fushë. Por, është vetëm java e pestë, nuk vendoset asgjë sot. Na presin të tjera sfida dhe të vazhdojmë me këtë ritëm”.

Debutojnë Kodra me Kastriotin dhe sot Kote në pak ditë? Mendoj se një 20-vjeçar është i ri, por kur trajneri sheh dikë që ka vlera dhe e përcakton me perspektivë. Unë i kam parë disa herë me ekipin e dytë, pasi bashkëpunojmë shumë mirë me atë skuadër. Të dy më kanë impresionuar. Kote duhej të vinte tre javë më përpara, por kishte problem me dokumentacionin. Duhet durim, unë e kam këtë durim. E kemi boshtin e skuadrës, lojtarët me eksperiencë që i kanë pritur mjaft mirë të rinjtë dhe jemi shumë të kënaqur”.

I kënaqur me sulmin, me kaq shumë emra? Këta janë lojtarët. Përfshi edhe ata që ishin në stol. Përzgjedh 11 lojtarë. E kishim studiuar Vlorën, por ekipi u përgjigj ashtu siç deshëm dhe si kishim punuar gjatë lojës. Malaj, Asani dhe Bardhi u paraqitën shumë mirë, por merita është edhe e reparteve të mbrojtjes dhe mesfushës. Mensah e morëm për sulmues, por ai luan në krah dhe mbrapa sulmuesit. Është aktivizuar n ë çdo ndeshje, përveçse pak në Laç. Është rritur fizikisht dhe e justifikoi besimin. Nuk e kam fjalën vetëm për golin, por i shërbeu ekipit”.

Mos ka entuziazëm të tepruar te lojtarët duke parë moshën e re të ekipit? Pas ndeshjes i urova lojtarët për shpirtin e garës dhe atë që dhanë. Më pas u thashë që kampionatin sapo e kemi filluar, duhet të mbajmë ritmin, disiplinën taktike dhe këtë sjellje në fushë. Jam gati të punojmë, që askush të mos ushqejë diçka që do të ishte e përpara kohëshme, por të jemi modestë dhe më këmbë në tokë. Fituam ndaj një ekipi rival, por do të nxjerrim edhe të meta, sepse gjithçka mund të korigjohet. Krijova paksa presion te lojtarët, sepse në disa moment dikush e ul ritmin. Do të punojmë në aspektin psikologjik. Nuk kemi asnjë presion nga klubi dhe deri tani gjërat kanë ecur mirë. Javën tjetër kemi diçka tjetër (derbin) dhe duhet të jemi sa më të gatshëm”.

Disiplina dhe pak protesta te gjyqtarët? Unë jam i edukuar në sport, kam 20 vjet që jetoj jashtë. Erdha për të kontribuuar për fanellën ku jam rritur dhe për tiparet e mira që ka ky klub. Kemi vendosur rregulla që janë në të mirën e të gjithëve dhe kanë funksionuar. Asnjëherë nuk do të ndryshoj sjellje ndaj arbitrave. Është një familje e madhe përtej Partizanit. Duhet të sjellim fair play, edhe pse arbitrat mund të gabojnë, siç gabojmë të gjithë, pasi në fund janë njerëz.

“Çdo gjë me klubin e kemi sheshuar. Kam paraqitur pozicionin tim. Dua të marr pjesën më të mirë të kulturës që kemi patur. Është karakteri im, nuk dua që në klubin tonë të ketë përçarje, apo vendime personale, por të përfaqësojmë vetëm klubin”

Fitorja antipastë për derbin? Çdo ekip e prêt me padurim derbin. Duhet ti marrim ndeshjen një nga një. Nga dita e nesërme do të nisim punën, ti respektojmë rivalët e përjetshëm, por edhe të respektojmë vetveten”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online