Milani po mundohet te rikthehet në majat e futbollit europian. Siç dihet, klubi italian nuk po gjen rehati, pasi prej kohësh qarkullojnë lajme që trazojnë ambientin kuqezi. E gjithë kjo lidhet me të ardhmen e teknikut Xhenaro Gatuzo. Edhe pse ka rinovuar me klubin kuqezi, e ardhmja e tij vazhdon të vihet ne dyshim.
Sipas Sportmediaset, përgjegjësi për merkaton e Milanit, Leonardo ka kontaktuar me Antonio Konten. Mesa duket tekniku italian i ka shprehur gatishmërinë për të ardhur në Milano, gjithmonë pasi të përfundojë detajet e fundit të mbylljes së bashkëpunimit me Çelsin.
Kujtojmë se Konte ka drejtuar më parë dhe kampionët në fuqi të Italisë, Juventusin, në vitet e rikthimit të lavdishëm të bardhezinjve në krye të futbollit italian dhe jo vetëm për 3 sezone. Gjithsesi ardhja e teknikut Konte nuk është ende e sigurt pasi nuk përjashtohet edhe mundësi për një rinovim të Gatuzos deri në 2020.