Barazimi ndaj Atalantës ka shkaktuar shumë pakënaqësi te skuadra e Milanit. Në konferencën për shtyp pas përfundimit të takimit, trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo, diskutoi mbi problemet e skuadrës së tij dhe për objektivin Champions.
Golat e pësuar – “Skuadra është shumë konfuze në fazën mbrojtëse. Nuk pësojmë gola që vijnë nga hiçi dhe kjo më shqetëson shumë. Kemi shumë probleme në topat që vijnë nga krahët, por edhe topat në qendër na vënë shumë në vështirësi”
Bonavetura – “Futa në lojë Bakajokon për të balancuar mesfushën. Ndoshta gabova, por ashtu e mendova, pasi pashë rrjedhën që po merrte loja gjatë pjesës së dytë”
Objektivi Champions-i ? – “Champions-i është objektivi ynë dhe duhet të besojmë deri në fund. Duhet të ndreqim gabimet tona, skuadra pësoi një fikje totale. Ndoshta është më mirë që të luajmë pak më keq, por të paktën të fitojmë”, tha Gatuzo duke e shfaqur qartazi trishtim për tri pikët e humbura në minutën e fundit të takimit.