Shameti: Kampionat shumë i fortë, duhet t’i zgjidhim më shpejt ndeshjet

Ylli Shameti ishte njeriu i ndeshjes në takimin me Kamzën, pasi ishte autori i golit të vetëm të sfidës. Për Supersport në “Gol pas Goli” u shpreh i lumtur për suksesin e arritur.

“E rëndësishme është që morëm fitore dhe kemi vazhdimësinë. Goli të kënaq dhe personalisht, por kur feston 3 pikë është me më shumë vlerë. Kemi vazhdimësi dhe je mi mirë. Duhet të jemi me këmbë në tokë, pasi ky kampionat është shumë i fortë”.

“Nuk është vetëm Skënderbeu, ka disa skuadra. Duhet të bëjmë maksimumin në çdo ndeshje, të marrim maksimumin pas një jave me Luftëtarin dhe më pas ta vlerësojmë Skënderbeun si çdo skuadër tjetër”.

“Nëse shohim ndeshjet që nga Laçi dhe deri tani kemi krijuar shumë rast, por nuk i kemi kthyer në gola. Një ekip që formatohet gati krejtësisht në verë normalisht duhet pak kohë që të integrohen afrimet. Në javët në vazhdim do të përmirësohemi akoma dhe më shumë. Sot kishim shumë raste dhe humbëm disa mundësi. Duhet ta zgjidhim më shpejt ndeshjen”.

“Kukësi më i qetë? Kam pasur qejf dhe u kam thënë lojtarëve t’i marrin një e nga një. Kjo është mënyra më e mirë. Ne duhet të stërvitemi fort dhe të marrim maksimumin në çdo ndeshje e të plotësojmë objektivat e klubit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online