Gatuzo: Pashë një ekip të rëndë, duket sikur luajmë me frena dore!

0

Milani mori një barazim zhgënjyes mbrëmjen e sotme ndaj Udinezes në shtëpi, duke e komplikuar tërësisht garën për një vend në zonën Champions. Pas ndeshjes, për mediat ka folur trajneri Xhenaro Gatuzo, i cili është shfaqur i zhgënjyer.

“Është një moment që duhet analizuar. Po provojmë me sa mundemi dhe nuk duhet të dorëzohemi. Ndryshe nga ndeshjet e tjera, sot kemi bërë pak. Na duhet të mbledhim energjitë, duket sikur po luajmë me frena dore.”

“Duhet kohë për të provuar gjëra, kjo është e gjitha. Rrjedhshmëria nuk mund të arrihet për një ditë, apo për një pjesë loje. Që të ngjitemi në rendtije, na duhet të provojmë gjëra të reja, por keni të drejtë edhe nëse thoni që po improvizojmë. Në një sezon mund të kesh ulje dhe ngritje, tani ky është momenti.”

“Goli i pësuar? Është çështje gjunjësh dhe sot për herë të parë pash një ekip të rëndë. U kapëm tërësisht në befasi nga shpejtësia e Udinezes.”

“Mbyllja e ndeshjes me 4-4-2? Ndryshova modulin, pasi Kastijeho shpresh pozicionohej në të djathtë, kështu që nuk mund të vaxhdoja të këmbëngulja të luanim me ‘playmaker’. Paketa ka karakteristika të tjera pas dy sulmuesve”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.