Gatuzo: Nëse skuadra është kundër meje, largohem!

Milani nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në fushën e Frosinones ditën e sotme, në një ndeshje që kuqezinjtë shfaqën një lojë mjaft të vakët dhe vijojnë të jenë krejtësisht jashtë forme, ku kanë gati një muaj pa fitore. Fajtori kryesor për këtë gjendje, shihet të jetë numri një i pankinës, Xhenaro Gatuzo, i cili pas takimit ka folur për mediat.

POZICIONI NË STOL – “Nuk mund të jem i qetë, pasi kemi që nga 2 dhjetori pa fitore. Në punën time është shumë e vështirë të jesh i qetë. Në qoftë se skuadra do të ishte kundër meje, unë nuk do të vazhdoja të isha trajner. Jam personi i parë përgjegjës për ekipin dhe e gjithë përgjegjësia është e imja. Nuk më pëlqen fjala i qetë”.

GOLI I ANULLUAR I FROSINONES – “Ashtu siç funksionon sistemi VAR, arbitrat do e kenë parë 3-4 herë. E kanë analizuar mirë. Ata do t’i kenë thënë arbitrit që ishte një faull i qartë. Në qoftë se do të ishte gjysme faulli, nuk do të ishte marrë vendimi për t’u parë në VAR aspak”.

NDESHJA – “Ashtu si shkoi loja, mendoj se barazimi ishte rezultati më i drejtë. Na u desh të përballeshim me një ndeshje të ndryshme, e cila shkoi mirë, pasi në rast se Donaruma nuk do të kishte bërë atë mrekulli në minutën e 90-të do kishim humbur. Pjesën e parë bëmë një lojë shumë të keqe. me Fiorentinën kemi luajtur më mirë. Sot i falëm një pjesë Frosinones, mund edhe të humbisnim. Duhet të marrim përgjegjësitë. Nëse do të shkosh në Champions, nuk mund të bësh paraqitje të tilla.”.

GJENDJA EKIPIT – “Shoh impenjim nga lojtarët. Disa prej tyre sakrifikojnë shumë. Po humbasim për arsye individuale. Kjo gjë më ka shqetësuar këto 20-25 ditë. Bakajoko dhe Kesi po bëjnë një punë të madhe, edhe pse Frenk nuk ka luajtur një ndeshje të mirë. Po na mungojnë lojtarët me teknikë”.

MUNGESA E GOLIT – “Për të shënuar duhet të futesh më shumë në zonë. Nuk kemi qenë të saktë, gabuam shumë. Nuk duhen parë vetëm rastet e humbura. Bëmë shumë gabime në pjesën e dytë.  Nuk mund të luajmë në një ndeshje të rëndësishme sikurse ne bëmë sot. Nuk mund të bëjmë dhurata të tilla. Nuk mund të pranoj paraqitje të tilla si në pjesën e parë.

ROLI I ÇALHANOGLU – “Ai duhet të qëndrojë pranë portës. Nuk e ka mbyllur asnjëherë topin e dytë, përfshihet pak. Sot ka ndryshuar shpesh, por ai është një lojtar që ka një mbajtje të mirë të topit dhe është një lojtar i rëndësishëm në këtë aspekt”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online