Gatuzo nervoz pas Barcelonës: Fitore pa vlerë, ishte një hap pas

Një fitore ndaj Barcelonës në gusht nuk ka asnjë vlerë, se duke ditur që është një miqësore, pa Mesin me shokë përballë. Nëse pastaj edhe loja është zhgënjyese, është e qartë që Xhenaro Gatuzo nuk mund të buzëqeshë.

Duke folur për Milan Channel, trajneri i Milanit analizon me tone kritike sfidën e fundit në Amerikë.

Ndeshja: “Vuajtëm, por e dinim që do ishte një ndeshje e tillë. Ishte një hap pas në aspektin e cilësisë, në krahasim me ndeshjet kundër Mançester Junajtid dhe Totenhemit. Thashë që dëshiroja të shihja diçka interesante në nivel taktik dhe tek-tuk e pashë. Patëm fat, mund të pësonim gol, por u treguam të zotë që qëndruam në ndeshje. Keqardhja më e madhe është që mund të luanim me më shumë cilësi. Nuk kishim qartësi në lojë, ndaj këtë fitore e marrim, por në cilësi nuk hodhëm ndonjë hap përpara, përkundrazi”.

Mbrojtja më mirë: “Jam shumë i kënaqur, kemi 26 ditë që punojmë mirë. Barcelona ishte me të rinj? Kjo skuadër vlen 200 milionë euro e lart, janë djem që marrin vesh nga futbolli.

Milan agresiv: “Nuk dua faulle, por egërsi në fushë. Duhet mbërritur i pari te topi. Çalhanoglu e Kesi humbën disa topa në mënyrë banale në pjesën e dytë. Më pëlqen shpirti i garës, dua të shoh nerv kur humbasim, jo si me Totenhemin”.

André Silva: “Është lojtar i rëndësishëm. Sezonin e shkuar vuajti shumë, por është i ri dhe ka hapësira të mëdha përmirësimin UK mund të them që duhet të punojë, sepse punon shumë, ndoshta tepër. Është lojtar shumë interesant, e bën mirë punën e tij, i duhet thjesht goli në mënyrë konstante që të zhbllokohet psikologjikisht”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *