HykaÇu rinis fluturimin, San Hoze triumfon ndaj kryesuesve

Jahmir Hyka është kthyer në formën e vet më të mirë dhe sot në orët e para të mëngjesit me orën tonë ka qenë vendimtar në fitoren e papritur 3-1 që San Hoze arriti në Dallas, kundër ekipit më të mirë të kampionatit amerikan deri tani.

Një sezon i zi për San Hozenë, që deri më sot kishte fituar vetëm 2 ndeshje, e fundit në muajin maj. Vetë Hyka kishte shënuar një gol në prill dhe që atëherë kishte pasur shumë luhatje, duke mos luajtur rregullisht.

Goli në Dallas, ai që i dha avantazhin 2-1 San Hozesë në fillim të pjesës së dytë, duket si një çlirim për 30-vjeçarin shqiptar, i cili shpreson të rinovojë me San Hoze, ose të qëndrojë në MLS.

Ndërkaq, Kolorado Rapids mundi 2-1 Los Anxheles Galaksi, por Shkëlzen Gashi mungoi sërish për dëmtim, ndërsa Zllatan Ibrahimoviç nuk luajti për shkak se ishte lënë pushim nga Galaksi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online