Gatuzo, mendja që fshihet pas një Milani të destinuar për sukses

Xhenaro Gatuzo nuk e nisi mirë aventurën e tij te Milani, madje në mediat italiane flitej shpesh për një largim të teknikut italian. Megjithatë, vazhdonte të insistonte te lojtarët e ri dhe puna e tij u shpërblye. Tashmë, Milani ka një skuadër me moshë mesatare shumë të re në moshë, me lojtarë që premtojnë shumë për të ardhmen dhe që kërkohen nga gjysma e Europës. Kristof Piatek ishte vlera e fundit e shtuar.

Problemi më i madh për Gatuzon do të jetë të mbajë yjet në skuadër, por trajneri italian ka treguar se di t’i “lidhë” lojtarët më të rëndësishëm, siç tregoi në rastin e Susos dhe Romanjolit, për të cilët kishte interes shumë të madh nga Premier Liga. Në Itali tashmë janë të bindur: Gatuzo do të sjellë suksesin te Milani dhe do t’i rikthejë në majën e futbollit italian.

Duke filluar nga sezoni i ardshshëm, Gatuzo do të ketë më shumë buxhet në dispozicion të tij dhe në rast se Milani kualifikohet në Ligën e Kampionëve, emra si Depai dhe Berguin mund të veshin uniformën e “Djallit”, çka do t’i shtonin edhe më shumë kualitet një skuadre të mbushur me talent dhe cilësi. Po ashtu, pjesëmarrja në Champions është një eksperiencë shumë e madhe dhe për lojtarë si Kutrone, Donaruma, Piatek, Paketa dhe shumë të tjerë, pasi do të testojnë veten përballë skuadrave më të mira në botë. Milani i Gatuzos duket i destinuar për sukses…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *