Gatuzo: Dua të qëndroj, dy veteranët largohen me urdhër të klubit

Xhenaro Gatuzo mund të ulet nesër për herë të fundit në pankinën e Milanit. Megjithatë, ai është një person i çiltër dhe pa pengje. Sigurisht që dëshiron të qëndrojë, të njëjtën dëshirë ndajnë edhe shumë tifozë, të cilët adhurojnë akoma Gatuzon futbollist dhe Xhenaron njeri.

Kundër Spalit nevojitet fitorja, ndërsa veshët do të jenë në gatishmëri për të dëgjuar ndonjë surprizë befasuese nga Empoli dhe Sasuolo. Trajneri ka four në konferencën për shtyp, gjatë si gjithmonë. Ai flet për situatën e krijuar, ëndrrën e të qënurit trajner i ekipit të zemrës dhe faktin se si është përjetuar kjo javë në Milanelo.

Më pas Champions. Mungesa e kualifikimit është dështim i madh, por Gatuzo zbulon dhe bisedat e bëra me drejtuesit në lidhje me objektivin e madh. Në fund Abate dhe Zapata. Të dy mbrojtësit do të largohen dhe trajneri ka vetëm fjalë pozitive për ta.

SITUATA – “Në fund të ndeshje do t’i përqafoj të gjithë, pasi jam shumë i lidhur me këtë grup. Djemtë meritojnë respekt dhe kam vetëm fjalë pozitive. Gjatë kësaj jave nuk kam parë valixhe gati apo dollapë bosh. Kam parë shumë profesionalizëm dhe të gjithë në vendin e vet. E njëjta gjë edhe me drejtuesit, të cilëve nuk ju ka munguar buzëqeshja.”

ËNDRRA – “Të stërvitësh Milanin është një ëndërr, ka qenë e vështirë dhe shpresoj që të vazhdoj. Nder i madh për mua dhe shpresoj të vazhdoj sa më gjatë. Konfirmimi im? Më vjen të qesh. Deri nesër në orën 22:30 duhet të mendojmë për Spalin. Do ketë kohë për mua.”

OBJEKTIVI – “Vendi i pestë nuk mund të quhet dështim. Kemi mbledhur më shumë pikë se në sezonet e fundit. Kemi lënë mbrapa skuadra më të forta në letër. Kemi humbur disa mundësi, por nuk mund të hidhet poshtë puna e skuadrës. E përsëris që askush në klub nuk më ka kërkuar detyrimisht kualifikimin në Champions. Më kanë thënë që ta provoj. Jemi në garë, është java e fundit, por jemi në garë.”

ABATE-ZAPATA – “Largimi i tyre është një zgjedhje e klubit. Unë kam shprehur mendimin tim, por respektoj vendimin e klubit. Mund të them vetëm fjalë pozitive për sjelljen dhe profesionalizmit e Ignacios dhe Kristianit. Dua t’i falënderoj për përkushtimin deri në momentin e fundit.”

SURPRIZAT – “Nuk dua të flas për lojtarë të veçantë. Abate më befasoi me mënyrën se si luajti qendërmbrojtës. Mezor i mbushëm mendjen dhe ishte surprizë e bukur. E interpretoi rolin për mrekulli, por shumë mirë kanë bërë edhe lojtarë të tjerë. Sa i përket anës tjetër zgjedh Çalhanoglunë. Acarohem kur shoh se sa pak gola ka shënuar. Duhet të kishte shënuar të paktën 8 gola, duke llogaritur kualitetin që zotëron.

GATUZO – “Unë nuk kam ndryshuar aspak që prej ditës së parë si trajner i Milanit. Shihem në pasqyrë dhe thjeshtë shoh një person më të plakur. Nuk më duket sikur ka kaluar një vit, ndërsa nga turneu në Amerikë dhe deri në fillim të sezonit më dukeshin 10 vite. Kam qenë më i zemëruar në fillim, por jam përmirësuar shumë në raportin me lojtarët. Janë treguar të aftë, pasi më kanë ndihmuar që të qetësohem.”

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online