Dëmtim në momentet e fundit, Manaj jashtë liste

Rei Manaj ishte rikthyer së fundmi titullar me Albaseten në Spanjë, por në ndeshjen me Gijon që zhvillohet sot prej orës 18:00 ai nuk do të mund të luajë. Shkak është bërë një dëmtim në seancën e fundit stërvitore.

Manaj ka mbetur jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar për sfidën e radhës në kampionat. Shkak është bërë një problem muskulor që sulmuesi nga Lushnja ka pësuar. Kështu Manaj do të duhet ta ndjekë skuadrën e tij nga TV-ja.

Sulmuesi po zhvillon sezonin e dytë në Segunda Division, teksa vjet u aktivizua me Granadën dhe shënoi vetëm një gol. Kampionatin aktual ai ka arritur të realizojë gjashtë gola, ndërkohë që ka pasur edhe më shumë hapësira.

Lushnjari është aktivizuar në 26 ndeshje, 14 prej të cilave si titullar. Te Granada vjet ai luajti vetëm tre ndeshja nga fillimi.  Kështu, ky sezon deri në njëfarë pike mund të konsiderohet pozitiv referuar shifrave, edhe pse mundësitë kanë qenë për më mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online