Gati kontrata për Imobilen, bisedime edhe me Luis Alberton

0

Lacio po punon për rinovimet e kontratave dhe objektivat e Klaudio Lotitos janë të qarta. Sergej Milinkoviç-Saviç po tentohet të bindet për të nënshkruar kontratën e re. Gjithsesi, i pari që do hedhë të zezën mbi të bardhë pritet të jetë Çiro Imobile.

Sipas asaj që shkruan Il Messaggero, sulmuesi do të nënshkruajë deri në vitin 2023, ndërkohë që paga e tij do të pësojë një rritje prej 700 mijë eurosh, duke bërë që përfitimet e Imobiles të shkojnë në 3 milionë euro në sezon.

Lotito sakrifikon kështu duke ofruar një rrogë të lartë, që më parë nuk ia ka dhënë asnjë lojtari. Gjithsesi tanimë futbollistët më të mirë nuk mund të mbahen me “thërrime”. Deri për Krishtlindje pritet që të rinovohet kontrata edhe me spanjollin Luis Alberto.

Menaxheri i tij Alvaro Torres pritet në “Formello” dhe objektivi është nënshkrimi i një kontrate të re. Edhe për Luis Alberton pritet të ofrohet një pagë që shkon në plot 3 milionë euro.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.