Bernardeski: Italia ka talente, të përveshim mëngët për ta rikthyer ku i takon

Italia po punon për t’u ringritur dhe për të harruar sa më shpejt periudhën e errët që përkoi me mos pjesëmarrjen në Botërorin e Rusisë. Gjithçka nis nga të rinjtë, të cilët duhet të marrin minuta dhe të aktivizohen në ndeshje të rëndësishme. Futbollisti ofensiv i Juventusit, Federiko Bernardeski, ka folur rreth situatës së kombëtares italiane dhe bën thirrje për të punuar fort që të kthehet Italia e vërtetë.

“Trajneri jonë ka të drejtë, duhet të besojmë më shumë të lojtarët e rinj dhe ata italianë. Duhet të kthehemi pas në kohë, kur kishte shumë lojtarë të tillë në fushën e blertë, sepse nëse nuk do të ndodhte kështu, nuk do të dilnin lojtarë si: Toti, Del Piero dhe Maldini. Duhet të përveshim mëngët të gjithë për të rikthyer Italinë aty ku e meriton dhe kemi shumë talente.”

24-vjeçari u transferim vitin e kaluar nga Fiorentina te Juventus dhe mbas një sezoni të parë të vështirë, tani është ambientuar me bardhezinjtë dhe po luan e shënon më shumë.

“Nuk e di nëse ka përfunduar sezoni i vlerësimit për mua, por di që nuk duhet të dorëzohesh kurrë dhe gjithmonë duhet të stërvitesh, ndoshta për të luajtur dhe një minutë të vetme. Nëse nuk përgatitesh për të fituar, nuk ja del kurrë. Të jesh pjesë e Juventusit është një privilegj i madh. Jam pjekur shumë dhe ndihem shumë mirë. Mund të duket paradoks, por kur arrin në një skuadër të madhe duhet të stërvitesh dyfish më shumë.”

Bernardeski e mbyll me një koment për shokun e ri të skuadrës, Kristiano Ronaldon. “Kristiano është një profesionist ekzemplar dhe një djalë i shkëlqyer. Ai ka nevojë për t’u ambientuar, sepse ka ndryshuar skuadër dhe shtet. Mos të harrojmë që ai është human si të gjithë ne, por kur të fillojë të shënojë, ai nuk do të ndalet më kurrë. Për titullin do të jetë një betejë e fortë, sepse Inter, Milan, Napoli dhe Roma janë përforcuar shumë, por ne do të japim gjithçka për të fituar”, përfundon Federiko Bernardeski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online